Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen nr.6 të qytetit.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se është gjetur i vdekur shtetasi Th.I., vjeç 62.
Nga veprimet e para rezulton se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vdekje natyrale.





