Një person i pajetë është gjetur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen numër 4 të qytetit të Sarandës.

Mësohet se viktima është Leonard Qasari 62 vjeç, i cili është gjetur nga të afërmit në rrugë, poshtë pallatit ku jetonte.

Nga këqyrja e trupit, ai ka pasur shenja dhune në trup dhe në shkallët e pallatit ku banonte policia ka gjetur gjurmë gjaku.

Porta e banesës së viktimës është gjetur gjithashtu e hapur. Policia ka dyshime se bëhet fjalë për vrasje, ndërsa vijojnë hetimet.