Është gjetur i vdekur 51-vjeçari shqiptar Ylli Mera, i cili ishte zhdukur pak kohë më parë. Ai është gjetur i pajetë në një zonë pyjore në Selanik të Greqisë.

Ndërkohë familjarët e tij kanë thënë se dyshojnë se ai është vrarë.

Mera rezultonte i zhdukur dhe kishte humbur kontaktet me familjarër që prej datës 1 nëntor në Selanik.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat se si ka humbur jetën 51-vjeçari, nëse është vërtet një vrasje siç pretendojnë edhe të afërmit e tij.