Një tjetër turist ka gjetur vdekjen në Shqipëri. Ai është gjetur i pajetë në dhomën e tij në një hotel në Radhimë të Vlorës.

Nicola Memoli mësohet se kishte disa ditë që kishte ardhur për pushime në Shqipëri.

Burime nga policia thanë se Memoli dyshohet se ka pësuar një infarkt.

 

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE:

Rreth orës 20:30, një shtetas i huaj ka ndërruar jetë në një hotel të Radhimës. Policia ka identifikuar shtetasin nga Bari-Itali me inicialet N.M., rreth 57 vjeç, i cili ka qenë duke pushuar në Radhimë me shtetasen M.F., rreth 50 vjeçe ne hotel.

Paraprakisht dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga infarkt pasi shoqëruesja e tij (M.F) ka qenë prezente në momentin e ndodhjes së ngjarjes. Policia ndodhet në vendgjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.