KORÇE, 09 mars 2013 – Një 58- vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në lagjen 13-të të qytetit të Korçës. 

Viktima Skënder Xhamali u gjet i vdekur nga familjarët e tij, të cilët lajmëruan policinë. Ai ka qenë i vetëm në shtëpi kur ka ndërmarrë aktin ekstrem dhe kur është gjetur nga familjarët kishte ndërruar jetë me kohë.

Ende nuk ndihen shkaqet që kanë çuar 58- vjeçarin të marrë vendimin fatal, ndërkohë policia ka nisur hetimet.