Një 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në lagjen nr.15 në Durrës.

Policia njofton se trupi i pajetë i shtetasit me iniciale I.A., 61-vjeç, është gjetur në një pemë dhe dyshohet se është vetëvarur.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:10, në lagjen nr.15, Durrës, është gjetur në pemë, trupi i pajetë i shtetasit I. A., 61 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.