Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit, teksa një tjetër jetë është larguar për shkak të mosdëshirës për të jetuar.
Një 75-vjeçar ka vendosur t’i japë fund jetës së tij duke u vetëvarur në banesë. I moshuari jetonte i vetëm në shtëpi teksa trupi i tij është zbuluar disa orë pas veprimit të fundit që shtetasi me inicialet Th.Ç ka kryer mbi veten.
Policia ka nisur hetime për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa numri i vetëvrasjeve në Shqipëri ka filluar të bëhet me të vërtetë shqetësues.
INSTAT ka publikuar së fundmi disa shifra për vdekshmërinë ku në sye bie rritja e përqindjes së të vdekurve nga ana e tumorëve, aksidenteve rrugore dhe vetëvrasjeve.
Njoftimi i policisë
Informacion paraprak
Më datë 03.07.2017 në lagjen “Shënkoll”, në banesë, është vetëvarur shtetasi TH.Ç, 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.





