Një 25 vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Desmirë në Lozhan të Korçës.
Dyshohet se 25-vjeçari E.Sh. ka vrarë veten me armë zjarri.
“Më datë 03.03.2020, rreth orës 09:30, jemi njoftuar se në fshatin Desmirë, Njësia Administrative Gorë, në afërsi të banesës së tij, dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri shtetasi E. Sh., 25 vjeç.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“, njofton policia.





