Një person është gjetur i vrarë në fshatin Kuç të Himarës.

Policia e Vlorës gjeti trupin e pajetë të shtetasit të identifikuar me inicialet D.Z rreth 40 vjeç në një përrua rreth orës 10:30 të kësaj të hëne.

“Nga këqyrja paraprake që i është bërë viktimës është konsatuar se personi është vrarë me armë zjarri”, njoftoi policia.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.