FIER, 07 mars 2013-Një 33 vjeçar gjendet i vrarë me armë gjahu në Fier.

Ngjarja sipas policisë, ndodhi mbrëmjen e së martes ne fshatin Frakull të Fierit rreth orës 19:30.

Nga vendngjarja, burimet e policisë thanë se 33 vjecari Gazmend Xhelaj eshtë gjetur i vdekur në banesën e tij ne rrethana të paqarta.

Të afërm të tij e kanë derguar në spitalin e Fierit por mjekët konstatuan vdekjen e tij si pasojë e një goditjeje me armë gjahu çifte.

Policia filloi hetimet për ngjarjen . Dyshohet se 33 vjecari është vetëvrarë por nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e vdekjes se tij.