Një 89-vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Colli Verdi (Pavia). Ishin familjarët e të moshuarit që zbuluan trupin e tij, në një pellg gjaku në këmbët e shtratit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa dyshohet për vrasje. Sakaq, mediat italiane raportojnë se në polici është shoqëruar një grua 40 vjeçe, kujdestare e të moshuarit.