12 tetor 2015 – Vritet një 58-vjeçar në fshatin Selitë të Laçit.
Krimi u mësua paraditen e sotme, pas gjetjes së trupit të pajetë në pyll. Viktima është Ndrec Prendi dhe sipas policisë, paraprakisht dyshohet se shkak për vrasjen e tij mund të ketë qenë një konflikt për motive pronësie.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorin e ngjarjes dhe zbardhjen e motiveve të krimit.
/portali DurresLajm/