23 qershor 2015 – Shefi i Antidrogës në Policinë e Korçës është gjetur i vrarë në banesën e tij.
Sipas hetimeve paraprake, rezulton se Erion Bino ka vrarë veten me armën e shërbimit, tip pistoletë.
30-vjeçari mbante postin e shefit të Antidrogës që prej një viti.
Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/