Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot, ku një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në tualetin e shtëpisë së tij. Ngjarja ndodhi në një pallat pranë zonës së “Astirit”, në Tiranë
Nuk dihet ende identiteti i viktimës. Viktima është gjetur nudo dhe i pajetë në banjën e shtëpisë, ndërkohë që dyshohet se vdekja ka qenë aksidentale.
Ka dyshime që burri mund të ketë rrëshqitur, e për pasojë ka humbur jetën nga goditja.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të hapur me forcë derën e shtëpisë së viktimës.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur identitetin e personit që humbi jetën dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.





