Gjendet një armë tip kallashnikov në një kosh mbeturinash, në lagjen "11 Nëntori" në Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, arma është gjetur nga një person që mblidhte mbetje të riciklueshme dhe që më pas ka lajmëruar policinë.
Arma dyshohet të jetë hedhur në orët e mbrëmjes në një kosh pranë shkollës 9-vjeçare "Qamil Guranjaku".
Nuk dihen ende detaje, por pritet që policia të bëjë analizën e armës, për të parë nëse është përdorur në ndonjë vepër kriminale.





