Gjenden mbetje kanabisi në kanalin e ujërave të zeza në Kënetë të Durrësit.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, bëhet e ditur se ato u gjetën dje gjatë një kontrolli rutinë të territorit nga ana e uniformave blu.

Sipas policisë, mbetjet bimore të kanabisit ishin të kalbura, ndërsa nuk përcakohet sasia e gjetur.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.