Një kartë identiteti e Ministrisë së Sigurisë Shtetërore të ish-Gjermanisë Lindore, e njohur si Stasi, të cilën e kishte përdore Vladimir Putin gjatë kohës sa kishte shërbyer si spiun i Bashkimit Sovjetik, është gjetur në një nga arkivat e stacionit sekret policor të Stasit në Dresden.
Presidenti rus vazhdimisht ka shprehur krenarinë për shërbimin e tij si zyrtarë komunist i KGB-së në Dresden gjatë viteve të 80’ta. Karta e tij e identitetit u gjet gjatë kërkimeve në dokumentet për operacionet e përbashkëta të KGB-së dhe Stasi-t.
Putin, atëkohë zyrtarë i lartë i KGB’së, e kishte pranuar këtë kartë në vitin 1985. Në një deklaratë të Agjencionit për të dhënat e Stasi, është thënë se Putin e kishte marrë këtë kartë identiteti për t’i vazhduar punët e tij të KGB’së në bashkëpunim me Stasi’n.
Ministria e Sigurisë Shtetërore të ish-Gjermanisë Lindore, njihej për format e pazakonta të përgjimit të qytetarëve të rëndomtë, shumica prej të cilëve edhe ishin detyruar të spiunonin për njëri-tjetrin.





