Gjendet kufoma e një mashkulli në landfillin e Sharrës.
Policia njofton se kufoma e seksit mashkull, rreth 30 vjeç, është gjetur te vend grumbullimi i mbeturinave ditën e sotme.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se viktima është punonjës në landfill pasi në duar ka doreza dhe të veshur ka një mushama si e punonjësve që mbledhin mbeturinat në terren.
Viktima dyshohet të ketë humbur jetën mbrëmjen e djeshme dhe aktualisht është transportuar për në morg, ku do bëhet autopsia nga eksperti mjeko ligjor.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e kufomës dhe gjetjen e shkakut të vdekjes.





