Shkodër, 19 korrik 2014 – Gjendet në Lumin Buna në Shkodër kufoma e një gruaje.
Kufoma ende e paidentifikuar është gjetur rreth orës 11:30 minuta në rrjedhën e Lumit Buna, pikërisht në fshatin Zues të komunës Rrethina. Nga kqyrja që i është bërë trupit të pajetë nuk rezultojnë shenja dhune në trup.
Nga të dhënat e para dyshohet se gruaja rreth të pesëdhjetave të jetë vetëmbytur. Policia po punon për identifikimin e saj si dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





