Një kufomë e dekompozuar që i përket një personi të seksit mashkull, është gjetur dje në Priskë të Dajtit nga një bari i zonës.

Policia sqaron se kufoma ishte e groposur jo shumë thellë kur është konstatuar nga një bari i zonës, pasi qeni i tij po gërmonte në afërsi të gropës.

Mësohet se kufoma është transportuar pranë Morgut në QSUT, për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore. Pritet që ekspertiza të bëjë të mundur identifikimin e trupit dhe shkaqet e vdekjes.