Gjendet kufoma e një shtetasi shqiptar në ishullin Paro të Greqisë. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një shtetas të moshës rreth 35-45 vjeç.
Kufoma, me shkallë të lartë dekompozimi, u gjet nga alpinistë gjatë shëtitjes së tyre në Agio Anargiron. Nga një ekzaminim makroskopik i trupit te viktimes u zbulua se kishte dëmtime në kokë, ende të panjohura.
Po vijon ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse e kanë vrarë apo ka rënë nga ndonjë lartësi. Ekzaminimi mjeko-ligjor pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së viktimes.





