Hetuesit rusë kanë gjetur kutinë e zezë të aeroplanit që u rrëzua të mërkurën në Tver të Rusisë, ku supozohet se humbi jetën shefi i grupit të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë persona të tjerë që ishin në bordin e avionit.
Komiteti hetimor tha gjithashtu se trupat e gjetur në vendin e rrëzimit do t’i nënshtrohen testit gjenetik për të konfirmuar identitetin e tyre.
Prigozhin, së bashku me drejtues të tjerë të grupit mercenar Wagner, besohet të ketë qenë në aeroplanin që u rrëzua në mënyrë misterioze të mërkurën.
Ende nuk është paraqitur asnjë provë konkrete për të vërtetuar vdekjen e tyre.