Një ari i vrarë dhe i ngordhur është gjetur mëngjesin e sotëm në anë të rrugës në fshatin Bradashesh të Elbasanit.

Kalimtarët, të cilët kanë parë këlyshin e ariut, bëjnë me dije se kafsha është gjetur e ngordhur në afërsi të kazanëve të mbeturinave, ndërsa dyshohet se është përplasur nga ndonjë automjet teksa ka qenë duke kaluar rrugën gjatë natës, shkruan "JOQ".

Jo më larg se dje, një ujk u gjend i ngordhur dhe i përplasur nga makina në Rrugën e Kombit, në Kukës.