Autoritetet egjiptiane kanë mundur që të gjejnë një nga marinarët e anijes “Çelepia2” që ishin marrë peng nga marinari egjiptian.
Bëhet fjalë për Luan Memën, i cili sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Jashtme, ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndërkohë që nuk është gjetur ende shqiptari tjetër, Dhimitër Malja.
Luan Mema u gjet mes personave të ndaluar në bordin e anijes së rrëmbyer. “Ambasada shqiptare në Egjipt po kujdeset për t’i ofruar asistencën konsullore të nevojshme, si dhe në bashkëpunim me autoritetet egjiptiane, pas përfundimit të hetimit do të japë gjithë ndihmën e mundshme për kthimin e Memës në Shqipëri”, njofton Ministria e Jashtme.
Ndërkohë, autoritetet egjiptiane po kërkojnë për gjetjen e kapitenit Malja si dhe kryerjen e të gjitha procedurave hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.





