Greqi, 9 korrik 2014 – Grafiti më i vjetër erotik është zbuluar nga disa studiues në ishullin e Greqisë, mbi një shkëmb që tregon aktin homoseksual më të hershëm që ka ekzistuar ndonjëherë. Ky “art” daton në shekujt 5-6 para Krishtit, dhe është pjesë e Greqisë antike. Grafiti është gjetur në ishullin grek Astypaliaia, një ishull me 1500 banorë sot dhe mund të quhet arti i parë homoseksual në botë.
Doktor Andreas Vlachopoulos, i Universitetit të Janinës tha për “The Guardian” se arti ishte një akt i mirëfilltë homoseksual.
“Në e dimë se dëshirat seksuale në Greqinë antike nuk ishin një tabu mes njerëzve në atë kohë”, tha Vlachopoulos.
Mbishkrimet datojnë në shekujt e pestë dhe të gjashtë para Krishtit, dhe besohet të jenë kryer në afërsi të një garnizoni ushtrie.
Një mbishkrim, që besohet të jetë gdhendur në mesin e shekullit të gjashtë para Krishtit, thekson emrat e dy meshkujve që besohet të kenë kryer aktin seksual në atë kohë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





