Një armë zjarri e ndryshkur dhe jofunksionale është gjetur në një kanal në fshatin Libonik në Maliq.

Sipas uniformave blu, arma ishte e mbështjellë me qese plastike.

Ajo është dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë.

“Maliq/Në fshatin Libonik, në vendin e quajtur “Rruga e varrezave”, është gjetur në kanal, e mbështjellë me qese plastike, 1 armë zjarri e ndryshkur, jofunksionale. Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë”, njofton policia.