Një person është gjetur i pajete në një kanal me ujë në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:38, në vendin e quajtur “Kthesa e Valohovës” Bistricë.
"Viktima është rreth moshës 45 vjeç, banues në Berat, i cili nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera në trup. Syshohet se ka rënë aksidentalisht në kanalin me ujë si pasojë e arrestit kardiak", thuhet në njoftimin e policisë.
Po punohet për identifikimin e plotë të tij. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.





