Trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur në Itali në ujërat e lumit Vera, (Paganica, Aquila).
Sipas raportimeve të medieve italiane, trupi i përket një 36-vjeçari të identifikuar vetëm me inicialet E.P.
Nuk dihet asgjë rreth vdekjes së shqiptarit, nëse është aksidentale apo kemi të bëjmë me vrasje. Por do të jetë ekspertiza ajo që do të hedhë dritë mbi ngjarjen, teksa pritet që trupit t’i bëhet autopsia.
Viktima mësohet se ishte zhdukur nga banesa prej ditës së hënë. Ka qenë partnerja e tij ajo që kishte denoncuar zhdukjen e shqiptarit në polici.





