Një foshnje e porsalindur e seksit femër është gjetur nga punonjësit e pastrimit në nje kosh plehrash në lagjen Esenyurt të Stambollit të mërkurën në mëngjes.
Ata thanë se po dëgjonin një zë që qante dhe menjëherë lajmëruan policinë.
Një njësi policore dhe një ekip mjekësor nxituan menjëherë në vendngjarje.
Vajza e vogël u dorëzua tek një ekip mjekësh pediatër të zonës. Hetimet kanë nisur.





