Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Palokastër të Gjirokastrës.
“Mëngjesin e ditës së sotme, në afërsi të fshatit Palokastër, në pikën e bashkimit të lumit Kardhiq me lumin Drino është gjetur i pajetë trupi i një shtetasi të seksit mashkull, rreth 65 vjeç.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe shkaqet e mbytjes së tij.





