Një 22-vjeçar nga Shkodra është gjetur në gjendje të rëndë për jetën mëngjesin e sotëm, në vendin e njohur si “Panorma në Lezhë”, në anë të rrugës.

Paraprakisht dyshohet se 22-vjeçari ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka marrë fraktura të rënda në trup dhe kokë.

I riu fillimisht është dërguar në spitalin e Lezhës më pas drejt Traumës në Tiranë, ndërsa policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të plagosjes.