Në mesnatë, patrulla e policisë ka konstatuar një person të shtrirë në trotuar në lagjen nr. 1 të qytetit të Durrësit. Personi, nga të dhënat e para, nuk ka qenë në gjendje të komunikojë.
Ai është dërguar në spital ku është konstatuar se ka qenë i plagosur në shpatull me thikë. Ai është jashtë rrezikut për jetën dhe po merret në pyetje nga agjentët e policisë kriminale.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Burime nga policia bëjnë me dije për “DurrësLajm” se personi në fjalë kur është gjetur nga policia ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk ishte në gjendje që të komunikonte. Për shkak të ndeshjes së boksit, rrugët mbrëmë në Durrës deri pas mesnate ishin të shkreta.





