25korrik 2015 – Gjendet arma e krimit që masakroi Ismael Lulin, shqiptarin 17 vjeçar. Ajo u gjet e hedhur në pyll, në vendin e treguar nga Marjo Mema, 19 vjeçari i akuzuar si bashkëpunëtor në krim, bashkë me Igli Metën. Edhe pse krimi quhet i zbardhur tashmë, prokuroria e quan me rëndësi gjetjen e armës. Bashkë me armën u gjet edhe telefoni I phone i Ismaelit, i hedhur në ujërat e lumit Auro.

Sipas policisë, dy djemtë e arrestuar, kishin zhdukur më herët provat e tjera, si këpucët, ngjitësin apo objekte të tjera me gjak, duke i hedhur kilometra larg vendit të ngjarjes.

Thika e gjetur do t’i nënshtrohet ekspertizës për të mësuar nëse është ajo që Igli Meta përdori për të vrarë Ismaelin. E dashura e tij, Ambera Saliji, tha dje se këtë thikë Meta e kishte dhuratë nga gjyshi dhe nuk e kishte marrë me paramendim për të vrarë 17-vjeçarin.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/