Një lëndë plasëse është gjetur në ambientet e Kuvendit në Maqedoni.

“Alsat”, duke cituar Ministrinë e Brendshme, shkruan se shefi i sigurimit të Kuvendit ka gjetur në katin e parë të godinës një mjet shpërthyes i improvizuar.

Bëhet fjalë për një fitil ndezës i cili ishte i lidhur me një bombol gazi i përmasave të vogla.

Dyshohet se kjo pajisje plasëse mund të jetë lënë në parlament nga manifestuesit e dhunshëm të 27 prillit.

Pas gjetjes, mjeti shpërthyes është asgjësuar nga forcat speciale. Ndërkohë, autoritetet maqedonase kanë identifikuar 20 persona të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në aktet e dhunës në Kuvend.