Një bombë e pa shpërthyer që i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore u gjet në veri të Londrës.
Fill pas zbulimit u morën masat e para të sigurisë, më shumë se 50 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe janë vendosur në qendra pranë kishave, ku shumë prej vullnetarëve të Kryqit të Kuq janë në gadishmëri për të ofruar mbështetjen e tyre.
Ndërsa një perimetër i gjerë sigurie u vendos në zonën përreth bombës, e cila u gjet pranë parkut Brondesbury, në Brent. Sipas medieve, ajo do të qëndrojë në këtë gjendje të paktën deri të premten pasdite.
Për çaktivizimin e bombës është kërkuar ndihma e ushtrisë, ndërsa policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.