Një çantë e dyshimtë e lënë në një prej terminaleve të aeroportit të Manchester, ka bërë që autoritetet të evakuojnë të gjithë njerëzit që ndodheshin në të.
Mediat britanike raportojnë se vendngjarje kanë shkuar skuadrat antibombë, që pritet të kryejnë një shpërthim të kontrolluar.
Shumë prej pasagjerëve mësohet se mbetën të bllokuar brenda në avionë.
Policia tha se bëhet fjalë për masa parandaluese dhe se nuk ka lidhje me sulmin në Manchester Arena, që la 22 të vdekur, 3 javë më parë.