2 dhjetor 2015 – Një fuoristradë është gjetur sot e zhytur në det, rreth 150 metra larg bregut të detit në Vlorë.
Mjeti i braktisur është pikasur mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si Plazhi i Vjetër. Dyshimet e para kanë të bëjnë se drejtuesi i mjetit ka tentuar të tërheqë një gomone, por më pas mund të kenë ngecur dhe vetë dhe mjeti ka përfunduar në det.
Policia po kryen veprimet për zbulimin e pronësisë së automjetit, si dhe detaje të tjera në lidhje me zbulimin e rrethanave se si ka përfunduar ky mjet në ujë.
/portali DurresLajm/