Mëngjesin e sotëm policia e Sarandës ka bllokuar një gomone në grykëderdhjen e lumit Bistricë. Gomonia ishte e gjatë 7 metra ndërsa rezulton të kishte ardhur nga Greqia.
Mësohet se mjeti ishte vjedhur në Paksos të Greqisë më 13 gusht. Pronari i saj ishte një shtetas italian.
Sipas të dhënave të para të policisë, dyshohet se mjeti lundrues do përdorej për trafik lëndësh narkotike.





