Gjendet një granatë në shtratin e lumit Mat.

Granata u gjet 40 metra sipër “Urës së Fullqetit”, në shtratin e lumit.

Municioni është  ndryshkur për shkak të ekspozimit për një kohë të gjatë në lagështirë dhe agjentët atmosferikë.

Për demontimin e saj janë njoftuar forcat xheniere.