Një grua i ka dhënë fund tragjikisht jetës duke u vetëvarur.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.7 të qytetit të Durrësit.
“Në banesë është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë, dyshohet e vetëvarur, P. Ll., rreth 60 vjeçe“, bën me dije policia.
Ende mbeten mister shkaqet që detyruan gruan të ndërmarrë aktin fatal.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:50, në lagjen Nr.7 Durrës, në banesë, është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë dyshohet e vetëvarur shtetësja P. Ll., rreth 60 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





