Laç, 4 korrik 2014 – Një 29-vjeçar është gjetur i pajetë pranë Kishës së Laçit ditën e sotme. Policia bën me dije se viktima është Dorian Feza, banues në lagjen numër 4 në qytetin e Laçit.
Sipas policisë, 29-vjeçari dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri nga persona ende të pa identifikuar.
Trupi i viktimës është gjetur nga besimtarë që po i drejtoheshin kishës. Kanë qenë ata që kanë njoftuar policinë për kufomën.
Blutë e qytetit të Laçit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





