ELBASAN, 25 mars 2013– Ditën e sotme, në qytetin e Elbasanit është gjetur nga kalimtarë të rastit, trupi i pajetë i një personi, i cili dyshohet të jetë mbytur në lumin Shkumbin.

Lajmi për gjetjen e tij konfirmohet nga burimet policore të qytetit të Elbasanit.

Kufoma është e seksit mashkull dhe i përket një njeriu rreth 30 vjeç. Ende nuk është zbuluar identiteti i të vdekurit.

Policia është duke kërkuar ndihmën e personave që kanë deklaruar të humbur familjarë të tyre, pasi mendohet se kufoma mund t’i përkasë pikërisht këtij kontigjenti.  

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/