Një trup i pajetë burri është gjetur sot në ujërat shqiptare, mes ishullit të Sazanit dhe Gadishullit të Karaburunit.

Mësohet se kufoma u pikas nga peshkatarët, të cilët kishin dalë në det të hapur paraditen e sotme, rreth orës 10:50.

Ndërkohë dyshohet se viktima mund të jetë një nga personat që humbi rreth një muaj e gjysmë më parë, ku në të njëjtin vend u gjet një skaf i braktisur me drogë dhe kufoma e skafistit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertë të kriminalistikës dhe trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.