Ditën e sotme është gjetur një makinë e djegur. Ngjarja ndodhi në periferi të qytetit të Fierit mbi shinat e trenit të qytetit.

Policia njofton se në brendësi të automjetit është gjetur një kallashnikov me karikator e silenciator.

Automjeti i djegur është tip "Renault" me targa greke Ynk1329. Mësohet se përpara se të digjej makina ka pasur të shtëna me armë.

Policia njofton se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme për ndonjë konflikt të mëparshëm, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.