Një makinë është gjetur e djegur në zonën e Bubqit, i cili dyshohet të jetë përdorur në atentatin e “Don Boskos” mbrëmjen e së dielës, kur mbeti e vrarë një grua aksidentalisht dhe u plagosën 5 të tjerë.
Policia u sinjalizua për një automjet të djegur pranë Bubqit. Bëhet fjalë për makinë tip BMW. Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për të mbledhur prova të mundshme. Brenda mjetit të djegur dyshohet të jenët konstatuar edhe 2 armë zjarri kallashnikov.
Automjeti dyshohet që të jetë përdorur nga atentatorët në sulmin me armë që ndodhi në një lokal në “Don Bosko”. Nga të shtënat mbeti e vrarë aksidentalisht banakierja Mimoza Paja dhe u plagosën Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Meraj 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli 55 vjeç. Lokali ku ndodhi ngjarja është në pronësi të Fation Muratit, një personazh i njohur i botës së krimit.





