Një automjet është gjetur i djegur në fshatin Dritas të Zall-Herrit. Policia e Tiranës u sinjalizua nga banorët e zonës për automjetin e djegur. Makina është konstatuar që më datë 22 gusht, por sot u dha njoftimi nga policia.
Duke qenë se makina ka qenë e djegur plotësisht, ishte e vështirë për shërbimet e policisë dallimi i elementeve identifikuese të tij.
Gjatë këtyre ditëve, ka vijuar puna intensive nga ana e strukturave të policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





