Gjendet një minë e Luftës së Parë Botërore në Porto Romano.

Mësohet se mina është gjetur pranë Bisht Pallës nga një bari, banor i zonës, i cili ka lajmëruar policinë.

Dyshohet se municioni luftarak që është pikasur gjatë hapjes së një kanali, ndodhet në ujë.

Policia bën me dije se është rrethuar zona dhe po priten trupat xheniere për transferimin e saj.