Një pako e dyshimtë, e mbështjellë me plasmas në ngjyrë të zezë ka ngritur në këmbë policisnë e Vlorës.

Bëhet me dije se shërbimet kanë rrethuar zonën në plazhin e vjetër dhe po kryejnë hetime për përcaktimin e përbërjes të saj.

Referuar njoftimit zyrtar të bluve të qytetit bregdetar, bëhet me dije se pakoja është konstatuar një orë më parë, në 14.40 në lagjen “1 Maji”. Pritet që në minutat në vazhdim të kemi njoftim tjetër zyrtar, për përmbajtjen e pakos, nëse është lëndë plasëse apo diçka tjetër.

“Më datë 25.04.2022, rreth orës 14:40, në lagjen ” 1 Maji”, Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër është konstatuar një pako e vogël, e zezë, e mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët.

Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj. Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.