Trupi i një personi është gjetur i dekompozuar në banesën e tij në Vlorë.
Sipas policisë, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, është gjetur nga familjarët, në banesën e tij, pa shenja jete ( i dekompozuar), shtetasi G. D., 62 vjeç, i cili jetonte vetëm.
Nga hetimet paraprake dyshohet vdekje natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





