Një 57 vjeçar, banues në fshatin Akërni të Vlorës është gjetur i mbytur në një kanal me ujë në Novoselë.

Polica e Vlorës thotë se ka marrë njoftim për ngjarjen rreth orës 16:30 dhe menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet.

Ngjarja ka ndodhur në Novoselë, ndërsa policia ka konstatuar se në një kanal me ujë pas një pike shumice, është gjetur i mbytur shtetasi K.Q., rreth 57 vjeç, banues në fshatin Akërni.

Paraprakisht dyshohet se mbytja mund t’i jetë shkaktuar për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave.